Atentat në Shkodër, vritet ish-kryetari i Komunës Velipojë
Prej tvteuta21:35, 29 Nëntor 2021
Ish-deputeti i Shkodrës, Pashko Ujka, mbrëmjen e 29 nëntorit ka gjetur vdekjen, pasi u qëllua me armë zjarri afër banesës së tij, në rrethana ende të paqarta.
Pas plagëve të marra, ai u dërgua në spital, ku dhe ndërroi jetë.
Ujka, ka ushtruar detyrën si kryetar i komunës së Velipojës në vitet 2011- 2015, si anëtar i Partisë Socialiste
Më herët, ai ka qenë edhe deputet i Shkodrës me partinë Demo-Kristiane (PDK).