Albi’s Party me Shoqatat “Ana e Malit” dhe “Kraja” shënojnë 28 nëntorin në NY
Prej tvteuta18:47, 24 Nëntor 2021
28 nëntori – Dita e Flamurit festohet nga shqiptarët anë e mbanë botës. Ajo që tashmë është tradicionale, është festimi I Ditës së Flamurit në New York, ku Shoqata “Ana e Malit” dhe Shoqata “Kraja” organizojnë në mënyrë solemne kremtimin e kësaj date të shënuar për shqiptarët , duke ftuar si mysafirë bashkëvendas dhe këngëtarë të shquar që të marrin pjesë në këtë ceremoni festive.
Nga autoritetet vendase I pranishëm në këtë mbrëmje do të jetë deputeti shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi Fatmir Gjeka, kurse këngëtarët të cilët do të performojnë me datën 27 nëntor në Staten Island janë: Sinan Vllasaliu, Greta, Valdet Luka dhe Agim Gerbeshi nën orkestrimin e Ilir Gjeçbritaj dhe Lydi Boli.
Sponzor I mbrëmjes është Albi’s Party.
TV Teuta/Ilmira Lika