Klubi i Taekwondo-së Ulqini triumfonë në kampionatin e Malit të Zi
Prej tvteuta13:05, 7 Nëntor 2021
Të shtunën me datë 06.11.2021 në Podgoricë u mbajtë kampionati i Malit të Zi në sportin e Taekwondo-së për të gjitha kategoritë në të dy disciplinat Ndeshje dhe Forma.
Trajneri Fikret Dushku bër të ditur se Klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqitë me 36 garues, pjesmarrja do ishte edhe me 12 garues të tjerë mirpo për shkak situatës me Covid-19 dhe izolimit nuk patën mundësi të marrin pjesë. Kampionati u mbajtë sipas kategorive duke filluar me kategorinë e pionirëve, me të përfunduar kjo kategori pastaj vazhdojë me kategorinë kadet dhe keshtu me radhë edhe për kategorinë junior dhe në fund ajo e seniorëve.
Klubi i Taekwondo-së Ulqini u tregua i suksesshëm në këtë kampionatë duke i sjell Ulqinit 12 kampion në disciplinën e Ndeshjes dhe 14 kampion në disciplinën e Formave.
Në disciplinën e Ndeshjes ekipi i Ulqinit fitoi 12 medalje të arta, 7 medalje argjendi dhe 2 medalje bronzi.
Në disciplinën e Formave ekipi i Ulqinit fitoi 14 medalje të arta dhe dy të argjendit.
Në rënditje të përgjithëshme ekipi i Ulqinit u rendit i pari duke fituar trofeun e vendit të parë.
Ekipi i Taekwondo-së Ulqini vazhdon me pregaditjet intenzive. Muaji nëntor do të jetë shumë i ngjeshur me aktivitete duke filluar me “kampionati Europian” në Sarajevë për kategorinë Junior, “Kampionati Ballkanik” në Rumani, turneu “Gjenerata 24” i nivelit E2 poashtu në Rumani që ka të bëjë për grumbullimin e pikëve Olimpike dhe kampionati i “ish Jugosllavisë” i cili do të mbahet në Beograd.