REGION/SVET Më shumë

Petkoviq: Asociacioni për serbët në Kosovë njësoj si Marrëveshja e Dejtonit për serbët në Bosnjë

Prej tvteuta13:40, 3 Nëntor 2021

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka deklaruar se “Asociacioni i Komunave me shumicë serbe për serbët në Kosovë ka të njëjtën rëndësi si Marrëveshja e Dejtonit për serbët në Bosnjë dhe Hercegovinë”.

Kjo është siç thotë Petkoviq “arsyeja se pse sipas tij “sot dëgjojmë Albin Kurtin duke sulmuar hapur serbët përtej Drinit”.

“Mesazhet e tij se nuk do të lejojë ‘bosnjëzimin’ apo formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë nuk mund të kuptohen ndryshe veçse si kërcënim i hapur ndaj popullit serb dhe përçmim i pamaskuar i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nga Kurti”, ka thënë Petkoviq në një deklaratë.

“Me çfarë mjetesh planifikon Kurti ta pengojë formimin e Asociacionit? – kur dihet se dialogu nuk është pika e tij e fortë”, thotë më tutje ai, njofton Klankosova.tv.

Kjo deklaratë e tij erdhi pas asaj të kryeministri të Kosovës Albin Kurti, i cili në një intervistë për BBC-në ka thënë se Serbia dëshiron që Kosova të bosnjëzohet por se ai nuk do të lejojë të ndodhë këtë pavarësisht nëse është në pushtet apo opozitë.

Ai tha se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të ndodhë pasi që kjo ishte edhe arsyeja se pse ai u votua.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio