Covid 19: 515 raste të reja, 8 të vdekur
Prej tvteuta18:39, 29 Tetor 2021
Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 515 raste të reja me Covid-19, dhe 8 viktima nga kjo sëmundje, nga mosha 61 deri në atë 89 vjeçare. Numri më i lartë i të infektuarve u regjistrua në Podgoricë 227, Nikshiq 70, Tivar 27, ndërsa në Ulqin u regjistruan 10 raste. Gjatë kësaj kohe u shëruan 554 të infektuar. Numri total i rasteve aktive është 4465, nga të cilët 55 në komunën e Ulqinit.