REGION/SVET Më shumë

Shkodra rrezikon të mbetet pa transport urban

Prej tvteuta15:34, 4 Gusht 2021

Transporti Urban Shkodër ka zhvilluar këtë të mërkurë një grevë të shërbimit urban në shenjë proteste gjatë gjithë ditës, për mos-plotësimin e disa kushteve. Administratori i këtij transporti, Melidion Dervishi, thotë se transporti urban është në vështirësi totale dhe Shkodra rrezikon të mbetet pa transport publik. Sipas përfaqësuesve të këtij shërbimi janë bërë shumë shkresa ndaj institucioneve përgjegjëse, por deri tani nuk ka pasur asnjë zgjidhje. Bashkia Shkodër është njoftuar përmes mediave lidhur me ndalimin e punës nga ana e operatorit, i cili është licensuar për ofrimin e transportit urban në Shkodër.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio