Arrestohet personi që ka..
Prej tvteuta17:15, 20 Qershor 2021
– Policia e Podgoricës arrestoi MM (55) vjeç i cili fyeu redaktoren e Kanalit Parlamentar të Televizionit të Malit të Zi Sllavica Krushçiq Vasovi.
Më 18 qershor, Krushçiq Vasovi ka ngritur padi në Qendrën e Sigurisë në Podgoricë, duke deklaruar se një person po i dërgonte asaj mesazhe fyese dhe fotografi si dhe video me përmbajtje të qartë përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
” Zyrtarët e policisë së Podgoricës menjëherë morën masa dhe veprime për të ndriçuar ngjarjen ku gjetën dhe burgosën MM (55),” thanë nga Drejtoria e Policisë.
Thuhet se për ngjarjen është njoftuar prokurori i shtetit në Prokurorinë Themelore në Podgoricë, i cili deklaroi se në veprimet e M.M. nuk kanë elementë të veprës penale ndjekja e së cilit ndërmerret sipas detyrës zyrtare.
” Nëpunësit e policisë e privuan M.M nga liria për shkelje të Nenit 7 të Ligjit për Rendin Publik dhe Paqen (fyerje e rëndë, veçanërisht sjellje e pafytyrë, e paturpshme dhe ofenduese),” kanë kumtuar nga Drejtoria e Policisë.
Siç shtuan ata, MM u soll para gjykatësit kompetent për kundërvajtje.