Covid-19: 19 raste të reja, asnjë në Ulqin
Prej tvteuta18:36, 17 Qershor 2021
Nga dita e djeshme në Mal të Zi u kryen 1345 analiza për Covid 19, nga të cilat 13 rezultuan pozitive, njoftohet nga ISHP. Gjatë kësaj kohe u regjistrua një vitkimë e moshës 70 vjeçare nga qyteti i Podgoricës. Numri më i lartë i rasteve të reja u regjistrua në Budva, 5 raste, nga 3 u regjistruan në Herceg Novi dhe Plevla, kurse në Ulqin as sot nuk pati raste të reja. Gjatë kësaj kohe u shëruan 39 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 359, nga të cilët 1 në komunën e Ulqinit.