Aktuale Më shumë

Qendra për Kulturë del nga bllokada, Komuna shlyen një pjesë të borxhit

Prej tvteuta12:39, 14 Qershor 2021

Komuna e Ulqint ka shlyer një pjesë të borxhit që i detyrohet  Qendrës për Kulturë, duke bërë kështu që të dalin nga bllokada prej 32 000 eurove, bëri të ditur për Televizionin Teuta drejtori Musa Hoxha. Përveç zhbllokimit të zhiro llogarisë, janë shlyer edhe dy paga të puntorëve, ku akualisht mbesin edhe 7 paga të pa shlyera, shtoj Hoxha. Nga themeluesi është thënë se situatat financiare është më stabile dhe se shpresojnë që të paktën për çdo muaj do të shlyejn nga një pagë. Qendra për Kulturë do të vazhdojë me aktivitetet kulturore e gjithashtu do të fillojnë edhe përgatitjet për Skenën Verore.

Kujtojmë se ditë më parë për situatën e tyre të rënduar financiare kanë protestuar pesë Ndërmarrjet Publike të cilat janë të themeluara nga Komuna e Ulqinit. Aktualisht të gjitha këto ndërmarrje kanë dalë nga bllokada dhe u janë shlyer njëjtë nga dy paga.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio