Edhe këtë vit pa pelegrinë nga Mali i Zi në Haxh
Prej tvteuta18:38, 12 Qershor 2021
Arabia Saudite ka njoftuar se për shkak të pandemisë së virusit corona këtë vit, pelegrinazhi, islamik në Mekë, do të lejohet për një maksimum prej 60,000 pelegrinëve, ekskluzivisht nga mbretëria. Vendimi i Ministrisë për Haxh dhe Omra u transmetua sot nga agjencia shtetërore e lajmeve. Në Arabinë Saudite, ku zakonisht në Haxh marrin pjesë rreth 2.5 milion njerëz, vitin e kaluar morën pjesë vetëm 1.000 pelegrinë dhe për herë të parë nuk kishte besimtarë nga jashtë. Pelegrinazhi vjetor në Mekë fillon në mes të korrikut dhe ky ritual është një nga pesë shtyllat e Islamit që çdo besimtar duhet të kryejë të paktën një herë në jetën e tij nëse ka mjetet e nevojshme.