Sociale Më shumë

Donacion nga Kroacia – Arrijnë 10.000 doza të vaksinës Astra Zeneca

Prej tvteuta18:38, 11 Qershor 2021

Sot, Ministrja e Shëndetësisë, Dr. Jelena Boroviniq Bojoviq, pranoi një donacion prej 10,000 dozash të vaksinës AstraZenek dhuruar nga Republika e Kroacisë për vendin tonë. Donacioni u dorëzua nga i ngarkuari me punë i përkohshëm i Ambasadës së Republikës së Kroacisë në Mal të Zi, Tomislav Pavkoviq.

Ministrja Boroviniq Bojoviq falënderoi udhëheqjen e shtetit kroat dhe të gjithë qytetarët kroatë për donacionin e vlefshëm, i cili, siç tha ajo, vjen në një periudhë të vështirë të pandemisë, por që do të ndihmojë shumë procesin e vaksinimit masiv në vendin tonë. Ajo shtoi se duhet ende kujdes dhe u bëri thirrje qytetarëve të përmes vaksinimit masiv të tregojnë një qëndrim të përgjegjshëm ndaj vetes së tyre,  shëndetit të të dashurve të tyre, si dhe gjithë komunitetit në përgjithësi.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio