Buriq zgjedhet Prokuror i Lartë i Shtetit. Stankoviq në pension
Prej tvteuta14:23, 10 Qershor 2021
Këshilli Prokurorial ka zgjedhur unanimisht Drazhen Buriq në fuksionin e Prokurorit të Lartë të Shtetit. Buriq do të mbulojë pozicionin më të rëndësishëm në prokurori deri në vjeshtë, atëher kur do të duhet të zgjidhet Këshilli i ri Prokurorial. Këshilli Prokurorial ka konstatuar përfundimin e funksionit të Prokurorit Suprem të Shtetit Ivica Stankoviq , sepse atij i janë plotësuar kushtet për pensionim.