Sociale Më shumë

Hap dyert akuariumi i parë në Mal të Zi

Prej tvteuta13:16, 10 Qershor 2021

Akuariumi “Boka”, akuariumi i parë publik në Mal të Zi, është hapur për vizitorët nga sot. Akuariumi, brenda Institutit të Biologjisë Detare Kotorr, është i hapur për qytetarët nga e Mërkura deri të Dielën nga ora 11 deri në ora 19 pasdite. Akuariumi “Boka” ndodhet në shëtitoren Plagenti në ndërtesën e Institutit të Biologjisë Detare. Çmimi i biletës për të rriturit është pesë euro, për fëmijët nga gjashtë deri në 18 vjeç është tre euro, ndërsa hyrja është e lirë për fëmijët deri në gjashtë vjet. Zbritje parashikohen edhe për vizitat në grupe. Qendra për Mbrojtjen e Biodiversitetit Adriatik “Akuariumi Boka” përfaqëson botën e gjallë të Detit Adriatik. Si pjesë e Institutit të Biologjisë Detare, Qendra kryesisht do të sigurojë edukim për të gjithë dashamirët e ekosistemit detar. Si pjesë e Institutit të Biologjisë Detare, Qendra kryesisht do të sigurojë edukim për të gjithë dashamirët e ekosistemit detar. Gjatë shëtitjes nëpër akuarium, do të keni mundësinë të merrni më shumë informacion në lidhje me jetën në det, specifikat e specieve të caktuara dhe habitatet e tyre përmes ekspozitës së caktuar të organizmave detare dhe paneleve të informacionit. Në punën tonë të ardhshme, ne do t’i kushtojmë vëmendje specieve të rrezikuara dhe modeleve të mbrojtjes së tyre shtesë përmes edukimit të vizitorëve, veçanërisht të popullatës më të re “, kan thënë nga Instituti i Biologjisë Detare.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio