Në fshatin Shën Gjergj gjendet trupi i pa jetë : Dyshohet se është Rudolf Elezoviq
Prej tvteuta09:03, 9 Qershor 2021
Trupi i pajetë i një njeriu identiteti i të cilit ende nuk është përcaktuar u gjet mbrëmë në Shën Gjergj.
Drejtoria e Policisë jo zyrtarisht ka thënë për Vijesti se rezultatet paraprake të hetimit tregojnë se bëhet fjalë për ish-shefin e policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviq.
Nga Policia e Ulqinit kumtojnë se sot do të bëhet obdukcioni I trupit të pa jetë , pas çka do të mësohet identitetit dhe shkaku i vdekjes,
Zhdukja e Elezoviqit u raportua nga gruaja e tij Marina më 27 maj.
Elezoviq shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Gjozoviq.