Lamoviq, drejtor i ri i NP “Ujësjellës dhe Kanalizimi”
Prej tvteuta08:18, 2 Qershor 2021
Arijan Lamoviq, është drejtori i ri i NP “Ujësjellës dhe Kanalizimi” Ulqin. Këtë vendim e miratoi javën e kaluar Këshilli Drejtues i kësaj ndërmarrje publike themeluesi i së cilës është komuna e Ulqinit. Lamoviq është gjithashtu menaxher për biznes dhe administratë, këshilltar i Partisë Demokratike të Socialistëve në Parlamentin lokal dhe anëtar i organeve udhëheqëse të kësaj parti në Ulqin. Drejtor i deritanishëm i NP “Ujësjellës dhe Kanalizimi” ishte mr. Fuad Haxhibeti.