Sociale Më shumë

Genci Nimanbegu: Urgjentisht të zgjidhet çështja e zhdukjes se Rudolf Elezoviqit

Prej tvteuta22:46, 1 Qershor 2021

Sot në seancën parlamentare deputeti  Genci Nimanbegu i është drejtuar Ministrit të Punëve të brendshme Sergej Sekulloviq, lidhur me rastin e zhdukjes se bashkëqytetarit dhe zyrtarit te lartë të MPB-së Rudolf Elezoviq.

“Mendoj se e tërë Ministria e punëve të brendshme dhe i tërë sistemi i sigurisë duhet të çohet në këmbë dhe të zgjidhet sa më parë kjo çështje. Shpresojmë të jetë pozitive dhe që zotëri Elezoviqi do të gjendet i gjallë dhe shëndosh, por pa marrë parasysh se ju keni të dhëna  operative të cilat nuk mund ti ndani me neve, mendoj se duhet të jetë mesazh për të gjithë zyrtarët e MPB-së se shteti rrin pas tyre dhe ju garanton sigurinë e tyre maksimale”.

Ministri Sekuloviq në përgjigjen të cilën ia dha deputetit Nimanbegu, tha se plotësisht pajtohet me konstatimin e tij. “Do të bëjmë çdo gjë që është në fuqinë tonë që të zgjidhim këtë çështje dhe më e rëndësishmja është që ai të jetë shëndosh e mirë dhe të tillë ta gjejmë”, përfundoi Sekulloviq.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio