Fëmijët e Qendrës Ditore “Sirena me lodra të reja didaktike, dhe dhurata në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve
Prej tvteuta14:06, 1 Qershor 2021
Në Ditën ndërkombëtare të fëmijëve” OJQ Dielli” për fëmijët e Qendrës ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa në zhvillim “Sirena” dhuroi lodra didaktike të përgatitura nga vetë aktivistet e shoqatës.
Lumnije Bisha edukatore shumëvjeçare njëherit edhe kryetare e shoqatës “Dielli” u shpreh se ndihet e lumtur që pikërisht në këtë ditë të shënuar për fëmijë ,të kontribuojnë në pasurimin e lodrave didaktike. Ajo u shpreh se fëmijët nga këto lodra fitojnë shumë njohuri ,këto lodra zhvillojnë motoriken e imtë të fëmijëve ,ku ata njoftohen me ngjyrat, numrat botën ujore, etj.
Ajo apeloi tesh pushteti vendor që të angazhohet më shumë në përmirësimin e kushteve në foshnjore dhe ndërtimin e ndonjë këndi të lojërave për fëmijë. Drejtori i Qendrës në fjalë Bilal Alaj u shpreh se disa vite me radhë është bërë një bashkëpunim tradicional me fëmijët e çerdheve tjera e sidomos me fëmijët e Qendrës “Solidariteti”. Lodrat didaktike janë më shumë se të mirëseardhura për këto fëmijë.
Qendrën sot e kanë vizituar edhe aktivistët e Forumit Rinor të Lëvizjes Qytetare “Ura” të cilët me dhurata që sollën në këtë ditë të shënuar sollën buzëqeshje në fytyrat fëmijëve. Drejtori Alaj falënderoi aktivistët e Forumit Rinor “Ura” të cilët gjithmonë në data të shënuara gëzojnë fëmijët e Qendrës në fjalë.
H.Nelaj