Aktuale Më shumë

“Merimanga” në aksion nga dita e martë

Prej tvteuta11:23, 26 Maj 2021

Prej ditës së martë në  rrugët e Ulqinit është e pranishëm automjeti i specializuar i njohur si “merimanga”.

Kapllan Muça  zëvendësi i kryeshefit të Policisë Komunale  deklaroi për Televizionin Teuta se ky mjet do të intervenojë në bazë të ligjit të komunikacionit i cili është në fuqi, pra do të largojë nga hapësirat publike, parkingjet dhe trotuaret automjetet e parkuara në mënyrë të parregullt.

 

“Çdo qytetar i cili parkohet në kundërshtim me sinjalizim të lejuar në komunikacion  do të gjobitet nga Policia Komunale dhe punonjësit e “Parking Servisit” ,u shpreh Muça.

Besohet se në këtë mënyrë do të përmirësohet situata në komunikacion në territorin e Komunës së Ulqinit.

Merimanga do të veprojë sipas udhëzimeve të Policisë Komunale që punon dhe vepron ne terren.

 

H.Nelaj

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio