Sociale Më shumë

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi vizitoi pikën e vaksinimit mobil në Ulqin

Prej tvteuta15:04, 21 Maj 2021

Në Ulqin ka filluar vaksinimi mobil. Autobusi është i vendosur në Ranë dhe do të jetë i hapur nga ora 8 e mëngjesit deri në ora 20:00 , në datat 21 , 22 dhe 23 maj. Drejtori i Istitutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi,  Dr. Igor Galliq vizitoi pikën e vaksinimit mobil në Ulqin. Galliq për Televizinon Teuta tha se në kuadër të kampanjës së vaksinimit masiv kundër Covid-19 , vaksinimi mobil i cili ka filluar në komunën e Ulqinit dhe Budvës ka për qellim që të gjithë qytetarëve tu ofrohet sa më afër mundësija e vaksinimit. Galliq shtoj se qytetarët duhet ta kuptojnë që vaksnimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e tyre por edhe për të gjithë shoqërinë duke qënë se jemi në prag të sezonit turistik. Drejtori i Insitutit të shëndetit publik në Mal të Zi përmes ekranin të Televizionit Teuta u bën thirje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen, me theks të veçantë përsonave që janë shëruar nga ky virus , me qellim që të shmangin ri infektimin i cili mund të ndodhë pas 3 muajsh nga shërimi i ifektimit të parë. Galliq tha se procesi i vaksinimit në komunën e Ulqinit është duke vijuar mirë dhe shpreson që edhe të rinjtë do të ndërgjegjësohen më shumë dhe të vaksinohen në numër më të madh.

Drejtori i Istitutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi,  Dr. Igor Galliq tha se masat e reja mbrojtëse merren në varësi të situatës epidemiologjike, por edhe duke pasur në vëmendje shëndetin mendor të qytetarëve pas më shumë së një vit përballje me këtë pandemi.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio