Ministria e Shëndetësisë propozon – Mbajtja e maskave obligim ligjor, masa rigoroze për parregullsitë në lokale
Prej tvteuta18:41, 17 Maj 2021
Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi diksutuan sot mbi ndryshimet në ligjin mbi mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, i cili sjell disa risi. Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, qeveria po propozon mbajtjen e detyrueshme të maskave brenda dhe jashtë, duke zgjeruar kompetencat e inspektorëve dhe policisë komunale dhe duke propozuar dënime më të larta për të gjithë ata që nuk respektojnë masat. Lokalet dhe restoranet që nuk respektojnë masat mund të përballen edhe me mbyllje. “Aktivitetet e mëparshme, masat administrative dhe veprimet e ndërmarra nga inspektorët dhe gjobat e përshkruara nuk dhanë rezultatet e pritura, prandaj edhe pritej që inspektorit kompetent ti mundësohet të ndalojë punën e objekteve për tre ditë në rast të parregullsive, dhe në rast përsëritjeje, ndalimi të zgjatet për 15 deri në 30 ditë “, tha ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq në Kuvend.