Deputeti i Lëvizjes Qytetare Ura Dritan Abazoviq, u zgjodh kryetar i këtij subjekti në Kongresin e II-të zgjedhor të mbajtur në Podgoricë. Ne garen per kryetar ai ishte i vetmi kandidat, kurse postin e mori nga udheheqesi i deritashem Zharko Rakçeviq. Abazoviq pas marrjes se postit, nder te tjerat deklaroi se vetëm njerëzit e mirë mund të jenë politikanë të mirë.
Nga ana tjeter Kryetarja e Forumit te Gruas se kesaj levizje Rajka Glushica, ne fjalimin e vete nuk la pa permendur pakicat dhe rastin e reciklimit te fjalorit famekeq ne Kuvendin e Malit te Zi nga ish deputeti Nik Gjeloshja, si dhe reagimet e Partise boshnjake ndaj poetit malazias Njegoshit. Te perkujtojme qe i njejti fjalore ishte fyerja me e madhe per pakicat, e sidomos per shqiptaret.