Opinion Më shumë

Shenjtërimi  i Nënë Terezës  është ngjarje  e veçantë e gjithë botës

Prej tvteuta21:38, 2 Shtator 2016

Gjekë Gjonaj: Intervistë me Arqipeshkvin e ri të Tivarit Rrok Gjonlleshaj

Papa Françesku më 5 prill 2016 Ju ka emëruar arqipeshkëv në Arqipeshkvinë e Tivarit. Pas një kohe të gjatë pune në Kosovë në çfarë mënyre e përjetuat emërimin Tuaj  për arqipeshkëv të Tivarit, nga prijësi i Kishës Katolike të Vatikanit?

Rr. Gjonlleshaj: Po, më 5 prill 2016. Ati i shenjtë, Papa Françesku më emëroi për Argjipeshkëv në Argjipeshkvinë e Tivarit. Për mua, zgjidhja ime ishte e papritur, duke pasur parasysh numrin e madh të meshtarëve shumë të devotshëm, si në Mal të Zi, Shqipëri dhe Kosovë. Sa ishte gëzim, në të njejtën kohë edhe përgjegjësi. Zoti më dhuroi hire, andaj edhe pret prej meje angazhim, përgjegjësi, shërbim e dashuri. Pasi që gjendem në Argjipeshkëvinë ndër më të vjetrat në këto troje, e pasi që, para vetes kam nje sfidë të re, më ndihmën e Zotit, për dshuri ndaj Zotit, Kishës dhe popullit – besimtarëve, do mundohem të çoj para atë që Zoti dhe besimtarët presin  nga unë.

 Cila ka qenë rruga Juaj deri në Tivar si meshtar?

Rr. Gjonlleshaj: Jam  lindur në Velezhë (Prizren). Aty e kam kryer shkollën fillore. Gjimnazin Klasik në Suboticë (Vojvodinë). Studimet Filozofi – Teologji në Rijekë (Kroaci). Më 01.08.1987,  në vendlindje, në Velezhë jam shuguruar meshtar. Dy vite (1987-1989) kam shërbyer në Zllakuqan (Klinë). Tetëmbdhjetë vite (1989-2007) kam shërbyer në Stubëll (Viti). Gja viteve 2007-2010 në Bishtazhin (Gjakovë).  Në periudhën 2011-2016 në Prishtinë. Përpos detyrës së famullitarit në famullitë e përmendura, kam kryer edhe shumë detyra të tjera në Ipeshkëvi. Më shumë se 15 vjet  isha Ekonom i Dioçezës. I angazhuar në ndërtimin e Katedralës në Prishtinë. Dy vite Drejtor i Radio Maria për Kosovë. Me vite isha Dekan i Dekanatit të Prishtinës. Më 14. 05.2016  Shugurimi Ipeshkëvor në Katedralën “Nënë Tereza” në Prishtinë. Më: 28.05.2016. Intronizimi në Konkatedralën “Shën Pjetri” në Tivar.

 Ç’farë janë përshtypjet Tuaja të para për mikpritjen që u është bërë në Mal të Zi  pas  pak muajsh, meqë vini  nga Kosova në një mjedis tjetër për Ju të ri  ?

Rr. Gjonlleshaj: E vërtetë, vij nga Kosova në një mjedis të ri. Për mua ishte pak i njohur. Mikpritja ka qenë në nivelin e duhur. Intronizimi mirë i organizuar. Kam marr urime nga përsonalitetet e larta shtetërore dhe fetare. Meshtarët, Rregulltarët/et, Besimtarë më kanë pranuar mirë. Kanë ofruar gatishmërinë për bashkëpunim dhe kemi filluar punën.

Arqipeshkvia e Tivarit ka një histori të veçantë dhe të lashtë. Si e gjetët atë pasi e morët detyrën  e arqipeshkvit  të kësaj arqipeshkvie dhe cili ishte roli i paraardhësve Tuaj vendas dhe kosovar  që shërbyen  në këtë arqipeshkvi?

Rr. Gjonlleshaj: Argjipeshkvia e Tivarit, fal punës dhe angazhimit të paraardhësve të mij, meshtarëve dhe besimtarëve ka histori të lashtë dhe shumë të pasur. Gjendjen, mbrenda për mbrenda e gjeta shumë në rregull. Çdo gjë funksiononte. Më kohë janë përciell të gjitha ngjarjet. Ka shumë relacione. Kjo gjendje më detyron edhe mua në angazhim edhe më të madh

  Si është e organizuar sot jeta e Kishës Katolike  ndër shqiptarë dhe si e vlerësoni punën e saj?

Rr. Gjonlleshaj: Kisha Katolike ndër shqiptarë është  e organizuar mjaft mirë . Nuk është gjithçka përfekt.  Gjithmonë mund të jetë edhe më mirë. Përherë  ka nëvojë për angazhime të reja. Mëgjithatë, Kisha Katolike, është munduar dhe angazhohet besimtarët e vetë t’i përciell në çdo hap, jo vetëm këta që i kemi mbrenda për mbrenda ipeshkëvive, por edhe ata që i kemi në diasporë. Nëpër vende të ndryshme të botës, janë të hapura, dhe shumë mirë po funksionojnë Misionët Katolik Shqitarë

 Edhe në Tivar sikurse  në të gjitha trevat e banuara me popullatë shqiptare në Malin e Zi është nënvizuar harmonia fetare e besimeve të ndryshme.  Në ç’mënyrë do t’ishërbeni kësaj klime?

Rr. Gjonlleshaj: Më rastin e intronizimit tim, kam theksuar gatishmërinë time për bashkëpunim, për të mirën e shpirtrave. Dallimet nuk e rrezikojnë këtë shtet, përkundër e pasurojnë. Harmonia fetare, neve prijsëve fetarë na obligon për bashkpunim dhe angazhim, për ta ruajtur këtë klimë të shëndoshë.

Ka kohë që  nga paraardhësi Juaj monsinjor Zef Gashi  ka filluar ndërtimi i Katedrales së  Tivarit. Kur mund të pritet të kurorëzohet kjo ëndërr e Juaja dhe e jona e këtij monumenti jo vetëm kulti, por edhe kulture?

Rr. Gjonlleshaj: Në vitin 2010 ka filluar ndërtimi i Konkatedrales në Tivar. Janë kryer shumë punë. Ka edhe më për t’u kryer. Synimi im është, më ndihmën e Zotit dhe më kontributin e bëmirësave, ta përfundoj dhe ta shuguroj në festën e shën Pjetrit 2017.

 Pjesa më e madhe e  shqiptarëve në Komunën e Tivarit për fatin tonë të keq janë asimiluar dhe nuk e përdorin si gjuhë komnikuese përveçse ndoshta në shtëpi gjuhën e të parëve të tyre. Për këtë arsye  siç e dini  mesha këtu me vite celebrohet në gjuhën  jo amtare. A jeni optimist  se gjatë shërbimit Tuaj në këtë arqipeshkvi do të bëni atë që nuk bëri asnjëri prej paraardhësve Tuaj, që mesha e shenjtë të thuhet edhe në gjuhën shqipe?

 

Rr. Gjonlleshaj: Më Koncilin e II të Vatikanit, kjo çështje është rregulluar. Parasheh që, Liturgjia të kryhet në gjuhën të cilën populli ka, e kupton. Nuk mendoj se duhet të ngutem. Duhet ta studjoj situatën. Nëse është e nevojshëme për të filluar, do e filloj. Gjithmonë, nëse është e nevojshme, pa lënduar askënd, mund të filloi diçka të re.

 A mendoni se rinisë së sotme i mungon më tepër se çdo gjë besimi tek Zoti?

Rr. Gjonlleshaj: Jo nuk mendoj se i mungon besimi në Zot. Ata besojnë, por ndoshta ende nuk kanë arritë ta njohin Zotin Dashuri, të mëshirshëm, të gatshëm për t’i përqafuar. Për të njohur Zotin, dhe për të shtuar besimin duhet t’iu ndihmojnë Familja-pridërit dhe Kisha-meshtarët

 Ç’farë mundësish  u ofron të rinjve Kisha Katolike në Mal  të Zi?

Rr. Gjonlleshaj: Jam në dieni se ka një sërë  aktivitetesh për të rinjtë në Mal të Zi. Prindërit dhe të rinjtë duhet të interesohen për këto aktivitete dhe të bëhën pjesë e tyre. Unë përsonalisht do të mundohëm, në mënyrë të veçantë të angazhohem

Në Mal të Zi,  përveç Arqipeshkvisë së Tivarit, ekzistojnë edhe      institucione tjera fetare. A do  të  bashkëpunoni me këto institucione në drejtim të forcimit të mirëkuptimit të qytetarëve të besimeve të ndryshme fetare ?

 

Rr. Gjonlleshaj:  Më parë e kam thënë se unë jam i gatshëm për pashkëpunim më bashkësitë tjera fetare. Besoj edhe në gatishmërinë e liderëve të besimeve të tjera. Bashkëpunimi ynë, patjetër duhet të egzistojë, si shembull konkret për besimtarët e besimeve të ndryshme (besimtarëve tanë).

 Jemi në prag të shenjtërimit të famëmadhes Nënë Terezës. Si do të evokohet kjo ngjarje e rëndësishme e historisë sonë kombëtare?

 

Rr. Gjonlleshaj:Për gjithë botën, e në veçanti për popullin tonë, Shenjtërimi i Nënë Terezës, më 4 shtator në Vatikan është ngjarje e jashtzakonshme dhe më peshë të veçantë. Kisha është organizuar. Aktivitet janë zhvilluar dhe po zhvillohen gjatë gjithë vitit. Ky vit, është viti i Nënë Terezës. Më 3 shtator, në Bazilikën e shën Palit në Romë, është organizuar Koncerti më Hymnin e Nënë Terezës, ku do të marrin pjesë personalitete të larta të artit e të kulturës.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio