Kulturë Më shumë

FORCA: URIME DITEN E MESUESIT

Prej tvteuta19:18, 7 Mars 2016

Me rastin e 7 marsit, Ditës së Mësuesit, ne emër të Forcës së re demokratike dhe në emrin tim personal  urojmë të gjithë mësimdhënësit, e në veçanti veteranët e arsimit të cilët   me vite të tëra kanë dhënë dhe japin kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e vlerave edukative dhe arsimore të fëmijëve shqiptarë.

Kjo ditë përkujtohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjitha trojet shqiptare dhe si një ditë kur të gjithë kujtojnë mësuesit e parë dhe shkronjat e para shqipe.

Dita e Mësuesit shënon datën e sakrificave të të parëve tanë dhe përpjekjeve të vazhdueshme në kohët e sotme për të ruajtur arsimin dhe shkollat shqipe.

Gëzuar 7 marsin, Ditën e Mësuesit duke Ju dëshiruar punë të mbarë dhe në veprimtarinë tuaj të shtrenjtë.

Kryetari,

Nazif Cungu

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio