Opinion Më shumë

MALËSI: INCIDENTE RRETH TRUALLIT

Prej tvteuta22:12, 6 Mars 2016

Tuz – Malësi

Ditë më parë në Malësi, Vëllazëria Vuksanlekaj kanë filluar me rrethimin e truallit të vetë i cili gjendet ne dalje të Tuzit, afër Qendrës Funerale Malësia për të cilin truall ata deklarojnë se i është dhënë firmës Carine D.O.O. në mënyrë të paligjshme.   Sekretariati për çështje komunale, sektori për inspektime ka dhënë urdhër të prishjes së gardhit rrethues të cilin e kanë prishur punonjësit e inspeksionit komunal për ndërtim, të shoqëruar nga një numër i madh i pjesëtarëve të policisë. Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve u munduan të ndërprejnë rrënimin e gardhit rrethues por nuk arritën sukses.

Lidhur me kete rast u deklarua edhe kryetari i Alternativës Shqiptare Gjergj Camaj, deklaratën e të cilit mund ta lexoni në tërësi:

Duke u nisur nga ngjarjet e ditëve të fundit të ndodhura në Vuksanlekaj dua të shpreh indinjatën time ndaj akteve të organeve shtetërore të cilat në një mënyrë aspak të hijshme kanë bërë veprime në kundërshtim me ligjin dhe me të gjitha normat shoqërore duke prishur gardhin rrethues të pronës së vëllazërisë Vuksanlekaj dhe pronës së të gjithë Malësisë.

Gardhi rrethues nuk përbën asnjë lloj provokimi apo shkelje ligjore, ajo pronë dihet se kujt i takon, për këtë arsye është e drejtë legjitime që Malësia pas ndërtimit të funeralit ta bëjë edhe rrethimin e saj. Është tejet e papranueshme dhe e turpshme mënyra se si vendime të padrejta, pa asnjë konsultim me banoret, me rrethim policor të të gjithë Malësisë, në një atmosferë aspak të mirë, një pjesë ditën dhe tjetra gjatë natës të prishet gardhi rrethues i një prone që është në shërbim të banorëve të Malësisë.

Janë ndërtuar qyteza, me shumë shtëpi, pa asnjë lloj kriteri dhe pa asnjë leje ndërtimi dhe janë shpëngulur banorë të tërë joshqiptar, nga viset më të largëta të Malit të Zi dhe nuk kemi parë deri më tani akte të tilla. Malësia ka treguar gjatë gjithë kësaj periudhe pjekuri të lartë shoqërore, ashtu edhe në këtë rast kanë ekzistuar mënyra të ndryshme për të tejkaluar këtë situatë, duke kursyer skenat e ndryshme me policinë, fadroma që prishin ditën dhe natën, duke kursyer të gjitha mjetet dhe skenat që karakterizojnë dhunën dhe prishjen e çdo gjëje.

Dua ti ftoj të gjithë qytetarët e Malësisë, që mos të biem pre e provokimeve të ulta, por me pjekuri, të gjithë sëbashku ti japim zgjidhje çdo problematike rreth kësaj çështje. I gjithë ai investim është bërë nga të gjithë ne, nga çdo cep i botës ku ka Malësorë, kështu që të gjithë bashkë duhet ti japim zgjidhjen më të mirë këtij problemi me qetësi dhe maturi.

Nga i gjithë ky bashkëpunim vëllazërorë sot kemi një objekt shëmbull jo vetëm në Mal të Zi por edhe në rajon, turpi mbetet mbi ata që vijnë natën dhe bëjnë akte barbare.

Gjergj Camaj, Kryetar i Alternativës Shqiptare

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio