Gjeka ne krize: inicon takim me liderët partiak
Prej tvteuta00:13, 29 Shkurt 2016
Kryetari ne largim i Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka pasiqe ka shkarkuar nje pjese te stafit nga radhat e Forces, tani duket se e ka kapluar kriza politike dhe mundohet te kapet per shkume deti.
Ai u ka dërguar udheheqësve të partive që kanë klubet e këshilltarëve në Kuvendin komunal propozim për arritjen e një marëveshtjeje politike për të zgjidhur krizën në të cilën gjendet veteqeverisja lokale.
Pyetja eshte e radhes:Kush dhe cka e shkaktoi krizen?!
-Kush i tejkaloi mjetet buxhetore te qytetareve?
-Ku shkuan 300 mije euro te tejkaluara me buxhet, nga kryetari i komunes?
-Pse ndermarrja e ujesjellesit nuk mund te rimbkembet?
-Kush po hetohet nga Prokuroria shteterore?
Te gjitha keto pyetje si dhe shume te tjera, kane vetem nje emer, Kryetari ne largim, Fatmir Gjeka.
Duke theksuar që gjëndja mund të tejkalohet vetëm me mareveshtjen e subjekteve relevante politike , me konsenzus dhe pa kushte, kryetari Gjeka në letër thekson që qëllimi i marëveshtjes është të mundësojë punën efikase të organeve dhe institucioneve të administratës lokale dhe ndërmarrjeve publike themelues i së cilave eshte Kuvendi komunal, deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
Por pas deshtimit te tri seancave te Kuvendit, ku asnje keshilltare nuk e perfilli ftesen e Gjekes, pasi ajo ne te verrtet ishte jolegjitme, ketu shihet qarte se Gjeka e ka humbur seriozitetin dhe postin e tij si kryetare.