Ulqini në sy të 17 shteteve të botës
Prej tvteuta10:17, 14 Mars 2015
Fed Cup Turneu prestigjoz i tenisit do të mbahet në terenet e klubit Belvi nga data 13 deri me 18 prill. Turenu i nivelit botëror kësaj rradhe do të sjelli në Ulqin 17 shtete. Për herë të dytë ky turne mbahet në Mal të ZI e pikërisht në Ulqin.
Shumë klube të tenisit kanë konkuruar që të jenë ata vendi se ku do të mbahet Fed Cup sivjet, por i vetmi klub i tenisit që i ka përmbushur kushtet për deligacionin e Fed Cup dhe për federatat e Malit të Zi është pikërisht klubi Belvi.
Këto 17 shtete pjesëmarrëse do të sjellin me vete edhe lojtarë me fame të madhe botërore.
Ulqini do të jetë në sytë e 17 shteteve të botës, bukuritë dhe ofertat tona turistike do të shihen nga të gjithë sytë duke qenë se çdo klub përfaqësues do të sjelli me vete edhe gazetarët e tyre. Gjatë këtyre ditëve do jenë të vendosura edhe tri stenda, njëra do të jetë e vendosur në aeroportin e Podgoricës, njëra në klubin e tenisit Belvi ndërsa tjetra në hotelin Otrant, me qëllim shpërndarjes së materialit mbi turneun, mbi klubin e tenisit Belvi, mbi komunën e Ulqinit si dhe ofertave turistike.
Duke qenë se ky është viti i dytë që ne jemi mikëpritës të këtij turneu Milla u shpreh se jemi më të përgaditur me organizimin dhe se presim një numër më ëe madh vizitorësh.
17 shtet pjesmarrëse janë Algjeria, Angolli, Armenia, Konogo, Qipro, Danimarka, Greqija, Islanda , Lituania , Maqedonia , Madagaskar , Moldavia, Mali i Zi, Namibia, Norvegjia , Ruanda , Mozambiku.
Mali i Zi në këtë turne do të përfaqesohet nga lojtarët, Danka Koviniq, Nikoleta Bullatoviq, Tamara Bojaniq.