Kryetari Gjeka uron 8 marsin
Prej tvteuta01:19, 8 Mars 2015
Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka uron të gjitha gratë, nënat , motrat dhe vajzat me rastin e Festës së tyre ,8 marsit nëpërmjet një mesazhi në të cilin theksohet. Në këtë ditë të shënuar dëshiroj të përcjell urimet më të përzemërta për të gjitha gratë, nënat e motrat për festën e tyre. Nderim për kontributin Tuaj të gjithanshëm e të vazhdueshëm. Në emrin tim dhe në emër të Komunës së Ulqinit , dua tua uroj Festën e tetë marsit dhe të riafirmoj, përkushtimet dhe vizionin tonë për avancimin e barazise gjinore.