Aktuale Më shumë

Murati: Klubi i FORCES kerkon anulim te tenderit per automobil, dyshohet ne vendime te tilla

Prej tvteuta22:00, 4 Mars 2015

Kryetari i klubit të këshilltarëve të Forcës së Re Demokratike, Arijan Murati I ka derguar kerkese kryetarit  të Komunës se Ulqinit Fatmir Gjeka ne te cilen ne emer te Klubit te Forces kërkon anulimin e tenderit për blerjen e automobilit te ri, kostoja e te cilit eshte pararpare te jete 35.000 euro dhe I cili do te shfrytezohet per nevojat zyrtare te kryetarit Gjeka.

Murati thekson se ky investim nuk eshte I  paraparë me buxhetin e vitit 2015, te cilin ata si klub e kane votuar. dhe se është  shpenzim i panevojshëm për të cilin ata nuk kanë votuar.

Duke parë situatën e rëndë ekonomike, këto mjete është shumë më e drejtë të shkojnë për mbulimin e pagave të puntorëve të Komunës dhe atyre të ndërmarrjeve publike se sa ne shpenzime luksoze dhe te panevojshme.

Nese sipas kerkeses nuk behet anulimi i tenderit, Murati paralajmeron se do te inicoje thirrjen e seances se posacme te Kuvendit komunal.

Perkujtojme:

Komuna e Ulqinit ka hapur tender për pajisje me makinë të re. Mësohet se vlera e sipërme e tenderit është 35.000 euro dhe se makinën do ta përdorë kryetari i Komunës Fatmir Gjeka.

Tenderi do të jetë i hapur deri me datën 8 prill 2015, dhe të interesuarit mund të kontrollojnë dokumentacionin përkatës çdo ditë prej orës 11 – 14 , pranë personit përgjegjës Nail Bajri, ose ta blejnë kundrejt një pagese prej 30 eurosh.

Shpallja e tenderit nuk ndodhet në sajtin e Komunës por në atë të Drejtorisë për Prokurime Publike.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio