Masa përkrahëse
Prej tvteuta11:25, 3 Mars 2015
Përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë dhe të zhvillimit rural u kanë prezantuar kultivuesve të ullinjve nga Ulqini, Tivari dhe Budva masat e përkrahjes në këtë sektor të definuar me Agrobuxhetin e këtij viti.
Siç kumton kjo ministri, në aktivitet , i cili u mbajt në fundjavë në Petrovac, që bartëse e organizimit ka qenë Shoqata e ullishtarëve të Budvës, u fol mbi cilësinë e vajit të ullirit , mbrojtjen integrale si dhe mbi sëmundjet dhe dëmtuesit e ullinjve.