KULTURA Više

Kumtesë për Opinion:“TRADITA“  DHE „BKA“

Prej tvteuta21:39 12 Februar 2015

 

 

Shoqëria Artistike „Tradita“ dhe „Biznis Klub Anamalit“ gjejnë rastin të shprehin mirënjohjen e thellë dhe falenderimet e posacme për kontributin e pakursyer të Shoqatës shqiptaro-amerikane „Ana e Malit“ në Nju Jork, e cila ndihmoi financiarisht dhe moralisht  pjesëmarrjen  e  SHA „Tradita“ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e  Festës më të veçantë  të shqiptarëve, 28 Nëntorit- Ditës së Flamurit kombëtarë dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

Përkrahja financiare e vizitës  së  SHA“ Tradita“ në SHBA nga ana e Shoqates „Ana e Malit“ me seli në Nju Jork, me shumën prej dhjetëmije dollarë, me çrast vallëtarët e „Traditës“ patën rastin të shpalosin disa prej vlerave të folklorit dhe traditës Anamalase, për ne,  paraqet një nder të veçantë. Kjo ndihmesë shumë e çmueshme financiare e cila vjen nga bashkëvendasit tanë në SHBA, për ne si Shoqëri Artistike e formuar para dy viteve dhe  e cila po zhvillohet dita ditës edhe krahas vështirësive të shumta,  përveç përkrahjes materiale, paraqet edhe përkrahje të madhe  shpritërore e morale. Nderimi për ne, është edhe më me vlerë, pasi kjo përkrahje siç e theksuam edhe më lartë,  vjen nga bashkëatdhetarët tanë të cilët dijnë  të çmojne, si gjithnjë, vlerat kulturore, artin, folklorin dhe trashigiminë e vendit ku u lindën e u rritën por  dhe të vlerësojnë lartë  edhe punën tonë si Shoqëri, në shpalosjen dhe promovimin e këtyre vlerave, kombëtare shqiptare, si  të vendlindjes por  dhe më gjerë.

Vlerësojmë që, marrëdhëniet  vëllazërore mes dy  Shoqatave tona, me qëllimin sublim që duke kultivuar e promovuar vlerat folklorike e zakonore, të mbrojmë identitenin tonë kombetarë, tashmë edhe  njëherë  u  dëshmuan   praktikisht, me rastin e  organizimit dhe mbajtjes së koncerteve të SHA „Tradita“  në Nju Jork, si vazhdimësi e Manifestimit të  përbashkët “ Dita e diasporës“ i cili organizohet që disa vjetë me radhë në  Anë të Malit.

Jemi të mendimit se, tashmë ka ardhur koha që në mes shoqatave përkatëse, BKA-së, përkatësisht „Traditës“ në njërën anë dhe shoqatës „Ana e Malit“ në Nju Jork, të nënshkruhet një Memorandum i veçantë bashkëpunimi, në mënyrë që puna dhe veprimtaritë tona të bashkërendohen, organizohen dhe zhvillohen gjithnje e më fuqishëm, me synimin e përbashkët, madhorë, që ka për qëllim ruajtjen, zhvillimin dhe integrimin e kulturës dhe  identitetit   kombëtarë të shqiptarëve, pavarësisht  ku jetojnë ata. Shoqëria Artistike „Tradita“ dhe „BKA“ , shprehin vullnetin që,   përveç  bashkëpunimit   me shoqaten „Ana e Malit“ në Nju Jork, të zgjerojnë bashkëpunimin  edhe me  Shoqaten „Ulqini“ në Cikago, me të cilën kemi vendosur tashmë, kontakte të shkëlqyera për bashkëpunim, me synimin që të realizojmë projekte të përbashkëta me rëndësi kombëtare.

Theksojmë se,  SHA “ Tradita“ dhe „BKA“,  marrin përsipër të angazhohen që të zhvillojnë kontakte dhe të bashkëpunojnë edhe me shoqata të tjera të  mërgimtarëve dhe bashkëatëdhetarëve tanë  në Diasporë, qoftë në SHBA, Europë e gjetiu.

 

Keyetri i SHA „Traditës“                                                                             Kryetari i “BKA”-së

Selatin Gjeloshi                                                                                              Kabil Kurti

Anë e Malit, 11. Shkurt, 2015Kumtese pe

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio