Opinion Më shumë

Aleksandar Stipçeviq dekorohet me medaljen “Skënderbeu”

Prej tvteuta14:44, 4 Shkurt 2015

Zagreb, 3 shkurt, – Të martën,në lokalet e Ambasadës së Shqipërisë në Kroaci, në praninë e ekselencës së tij, ambasadorit Ilir Melo dhe të qytetarëve shqiptarë e miqve shqiptarë nga Kroacia, është bërë dorëzimi solemn i mirënjohjes dhe i medaljes “Skënderbeu”, për arbneshin e njohur, ilirologun, prof Dr.Aleksandar Stipçeviq, për meritat e tij shkencore dhe për kontributin kombëtar të cilën e jep kryetari i Shqipërisë Bujar Nishani.

Mirënjohjen “Skënderbeu” kryetari i Shqipërisë e jep për shqiptarët më të njohur dhe për miqtë shqiptarë për kontribut të madh në promovimin e kulturës shqiptare dhe në përparimin e shtetit shqiptar në botë, transmeton Hina, përcjell Koha.net.

Dorëzimi solemn i mirënjohjes dhe i medaljes „Skënderbeu“ e kryetarit Bujar Nishani, nuk i është dorëzuar personalisht prof. Dr. Aleksandar Stipçeviqit për shkak të gjendjes së rëndë të tij shëndetësore por bashkëshortes së tij prof.Angjelka Stipçeviq, në prani të tre djemve ,Enni,prof.i muzikologjisë, profesorit të fizikës Maria dhe të Branimir Stipçeviqit, udhëheqës i përpunimit kompjuterik të Bibliotekës Universitare në Zagreb.

Dorëzimin solemn të mirënjohjes e ka bërë këshilltari i Presidencës së Shqipërisë, Florian Nuri, i cili erdhi nergut në Zagreb me Flamur Gashin – shef i kabinetit të kryetarit të Shqipërisë Nishani.

Shpërblimi u dha në prani të shumë qytetarëve të minoritetit shqiptar në Kroaci dhe të miqve shqiptarë ndër të cilët ka qenë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci.

 

i.b.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio