Vendimi per kripore muajin tjeter
Prej tvteuta22:09, 25 Janar 2015
Vendimin përfundimtarë të procesit gjygjësore në mes të Eurofondit, që ka shumicën e aksioneve të Kripores së Ulqinit “Bajo Sekuliq” dhe shtetit të Malit të Zi do ta sjelle Gjykatësja Jelka Drashkoviq Vojvodiq pas një muaji, Kështu është vendosur të premten pas séancës gjyqësore. Eurofondi kërkon që ti njihet e drejta e pronës mbi 15 milion metër katërorë, kurse kërkesa për 25 mijë metër katrorë që përfshin edhe ndërtesën administrative, është tërhequr nga avokati i këtij fondi Millan Vujosheviq. Ai në fjalën perfundimtare tha se shteti nuk ka të drejtë pronësie mbi tokën e kripores, dhe se duhet të respektohet vendimi i Agjensisë për Rikonstruktim i vitit 1996, kurse Avokati i shtetit nga ana tjetër kërkoi të hidhet poshtë kërkesa e fondit.