Kritikohet kryetari Obama
Prej tvteuta14:36, 12 Janar 2015
Media amerikane ka kritikuar ashpër presidentin Barack Obama për mungesën e tij në marshimin republikan të solidaritetit në Paris. Mbi 40 udhëheqës shteti morën pjesë në një marshim që dënonte vrasjen terroriste të stafit të revistës satirike franceze “Charlie Hebdo”. Shumë komentues në televizione shprehën habinë e tyre për mungesën amerikane në marshim.