Opinion Më shumë

Ne Mal te Zi duhet Platforma politike

Prej tvteuta18:03, 13 Dhjetor 2014

 

Derisa pakicat në Kosovë kanë 4 ministra, një zëvendës- kryeministër dhe 6 zëvendës-ministra, shqiptarët në Luginë të Preshevës dhe ata në Mal të Zi nuk kanë asnjë post institucional, thuhet në një komunikatë për medie të Lëvizjes Vetëvendosje. “Mustafa dhe Thaçi serbeve në Kosovë ua kanë plotësuar këto dëshira, përderisa shqiptarët në Luginë dhe ata në Mal të Zi nuk e kanë aspak të njëjtin trajtim. Madje, në të njëjtat pika ku serbët në Kosovë sipas kësaj marrëveshje do të trajtohen me kujdes të veçantë, shqiptarët në këto dy vende shtypen dhe trajtohen padrejtësisht përditë”.

Poashtu Keshilltari I Forces se Re Demokratike Sabri Salaj, duke analizuar pushtetin e ri ne Kosove,  vlereson se pushteti tek shqiptarët në Mal të Zi nuk mund të zhduket më unifikimin apo koalicionet e subjekteve shqiptare por më krijimin e një platformë politike rreth së cilës duhet të bashkohen shqiptarët.Salaj thekson se Kosova  pakicave ju mundeson tretman te posacem, sidomos  gjatë procesit të privatizimit në komunat me shumicë serbe, kthimin e të zhvendosurve me garancion të sigurisë nga ana e qeverisë dhe kryeministrit si dhe kthimin  dhe mbrojtjen e pronës së uzurpuar, derisa Pakica shqiptare autoktone në Malin e Zi me 5%, e ç’orientuar politikisht, eshte  pa asnjë platformë dhe vizion, jashtë çdo realiteti me kohën në të cilën jetojmë.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio