Sporti Më shumë

FITORE TE REJA PER KK “ULQINI” NË GJILAN, TETOVË DHE PODGORICË

Prej tvteuta15:48, 10 Dhjetor 2014

Të shtunën dhe të dielen, më 06-07 dhjetor 2014, Klubi i karatesë “Ulqini” mori pjesë në

tri gara ndërkombëtare: në Gjilan në turneun IX “Katana Open 2014”, në Tetovë në turneun XIII “Tetova Open 2014” dhe në Podgoricë në turneun e 35 “Kupa e Çlirimit të Podgoricës”.

 

Klubi i karatesë “Ulqini” shkëlqeu si cdo herë duke ruajtur primatin e vet në të tre turnetë

që mori pjesë, ku arriti të kurorëzohet me 34 medalje: 10 medalje të arta,13 të argjendta, 11të bronzta dhe 3 kupa.

 

-Në turneun në Gjilan, Antigona Rama u shpall kampione në të dy disiplinat kata dhe luftëra individuale, Seida Suma u shpall nënkampione në kata individuale dhe vendin e tretë në luftëra individuale, ndërsa Edin Kraja u shpall nënkampion në kata dhe luftëra individuale. Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë 30 klube me rreth 300 garues nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia  dhe klubet nga Kosova.

 

-Në turneun në Tetovë, Antigona Rama u shpall kampione në tri disiplina kata dhe luftëra individuale dhe kata ekipore, Seida Suma u shpall kampione në kata ekipore, nënkampione në luftëra individuale dhe vendin e tretë në kata individuale, ndërsa Edin Kraja u shpall kampion në luftëra individuale dhe kata ekipore dhe vendin e tretë në kata individuale. Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë 37 klube me mbi 350 garues nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe klubet nga Maqedonia.

 

-Në turneun e mbajtur në Podgoricë, Diellëza Rama u shpall kampione në dy disiplina kata dhe luftëra individuale, nënkampionë u shpallën Resul Ceka, Edin Gjokoviq, Mensur Ceka, Eliza Salihi, Ensar Marshiq, Mark Daboviq, Arben Elezi dhe Albert Rudoviq, i cili u shpall nënkampion i dyfishtë në kata dhe luftëra individuale, ndërsa me nga disa medalje të bronzta u shpërblyen këta garues: Elvir Islami, Ronald Jacoviq, Gabriel Bytyqi, Adnan Kuqi dhe Mensur Ceka.

Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë 46 klube me 727 garues nga mbarë rajoni.

 

Ekipi profesional i trajnerëve dhe udhëheqësia e klubit shprehen se janë shumë të kënaqur me rezultatet e arritura të garuesve të tyre, pasi që këto rezultate janë konstante dhe kurrë nuk mungojnë dhe dita ditës janë edhe më të fortë dhe kështu i mbesin besnik emrit të cilin e përfaqësojnë dhe e mbajnë tashë katër dekada. Me këto gara përfundon me sukses sezoni i dytë i garave për këtë vit për Klubin e karatesë “Ulqini”.

 

Klubin e karatesë “Ulqini” gjatë vitit 2014 mori pjesë në 18 gara të ndryshme në vend dhe jashtë vendit,  ku garuesit e tij arritën të kurorëzohen më 151 medalje: 44 të arta, 51 të argjendta, 56 të bronzta dhe 9 kupa.

 

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio