Rrezarti fiton vendin e dytë në Zagreb
Prej tvteuta21:30, 7 Dhjetor 2014
Javën e kaluar në Zagreb u organizua turneu në tenis në kategorinë ITF Juniors deri në moshën 18 vjeçare.
Tenisieri më i mirë i Malit të Zi, Rrezart Cungu nga Ulqini, morri pjesë në këtë turne dhe së bashku me partnerin e ti Sanin Zukiq fituan vendin e dytë në Zagreb.
Në raundin e parë fituan Frane Ninçeviq dhe Hrvoje Plakuvec me rezultatin 6:1, 6:3, kurse në çerek- finale u takuan me Michiel De Krom dhe Ewan Moore dhe fituan me rezultatin 3:6, 6:4 (10:6)
Kundërshtarët e radhës në gjysëm-finale ishin Alexender Guskov dhe Przemyslaw Michocki ku Rrezarti dhe Sanini fituan favoritët e turneut me rezultatin 6:4 3:6 (10-3).
Në finale u takuan me Roko Glasnoviq dhe Damjan Peterlin. Kundërshtarët ishin më të mirë dhe loja përfundoi me rezultatin 3:6 3:6.
Me këtë turne Rrezarti e mbylli sezonin 2014 dhe fillon përgatitjet për sezonin e ardhshëm.