Kundër dhunës
Prej tvteuta11:06, 3 Dhjetor 2014
Ne kuadër të fushatës “16 ditë aktivizëm kundër dhunës së grave” është inicuar web portali www.stopnasilju.me. Qëllimi i portalit siç është kumtuar, është të informojë publikun mbi të gjitha zhvillimet dhe veprimtarit që kanë të bëjnë kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, si dhe të sigurojë informacione mbi shërbimet e mbështetjes për personat me pervojë dhune.