Premtime boshe
Prej tvteuta12:21, 2 Dhjetor 2014
Lokacioni në hyrje të qytetit të Ulqinit përballë stacionit të autobuseve, si përher në këtë periudhe shfrytezohet për shitjen e druve për ngrohje. Lokacioni jo që nuk është i përgaditur për këtë qëllim por krijohen gumzhitje të panevojshme. Shitësit ankohen për munges të blerësve. Një meter dru kushton 40 euro, ndërsa një traktor i ngarkuar 120 euro.
Lloji i drusë që mund të gjini në Pazar është ai i Lisit, si më i parapëlqyeri nga blerësit. Mirëpo pazari këtë vit nuk është i suksesshem dhe shumë fitimprures.
Shitesit thanë se kjo mund të jetë pasojë e fukarallëkut, por ndoshta edhe motit jo shumë të ftohtë. Shitjet ishin pak më të medha në fillim të sezonit ndërsa tani ka shumë nga ata që kthehen në shtepi ashtu siç kanë ardhur në mëngjes. Disa kanë klientet e vet, e disa qëndrojne me orë në pritje të interesimit nga qytetarët.
Nga administrata komunale kaherë është premtuar se do të sigurohet vendi që do të shërbente për shitjen e druve, bagëtive por realizimi i premtimit nuk është bërë as sot e kësaj dite.