Sociale Më shumë

Papa Françesk takohet me presidentin Erdogan

Prej tvteuta11:34, 29 Nëntor 2014

Papa Françesk sot e filloi një turne treditëshe në Turqi, me ç’rast pritet të takohet me presidentin e këtij vendi, Recep Tayip Erdogan, dhe me klerikun më të lartë mysliman në Turqi, Mehmet Gormez. Turqia është vend me popullatë shumicë myslimane, por në aspektin kushtetues është shtet sekular. Zyrtarët thonë se gjatë vizitës së Papës, në fokus do të jetë toleranca religjioze dhe luftimi i ekstremizmit. Kjo vizitë po bëhet në periudhën kur grupi militant, Shteti Islamik, ka okupuar territore të gjëra në Irak dhe Siri, që janë afër kufijve jugorë të Turqisë. Para disa ditësh, Papa Françesk tha se përderisa “është pothuajse e pamundshme” që të ketë dialog me kryengritësit e Shtetit Islamik, dyert për dialog nuk duhet të mbyllen.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio