Digjitalizohen lëndët e arkivit të komunës
Prej tvteuta12:50, 20 Nëntor 2014
Ulqin,20 nëntor 2014- Themelimi i Arkivit të Komunës është përkrahur nga të gjitha strukturat e administratës lokale, sepse shpëtojnë nga asgjësimi i lëndëve të ndryshme, të cilat aktualisht janë të shkapërderdhura nëpër mjediset e papërshtatshme të ndërtesës së Komunës së Ulqinit.
“Mbi bazat e informacioneve që disponojmë, kemi të bëjmë me një dokumentacion tepër të rëndësishëm për administratën komunale, por edhe për qytetarët”,- thekson nënkryetari i Komunës, Safet Beci.
Beci, apostrofon se, këto lëndë fillimisht duhet të identifikohen edhe sistemohen për të ditur përmbajtjet e tyre.
“Në këtë ndërlidhje, krahas grupit punues të administratës Komunale, kemi angazhuar edhe ekspertë nga Arkivi shtetëror, zyra Ulqin, meqë kanë përvojë në këtë sektor. Nënkryetari Beci vlerëson edhe një të dhënë tjetër, i gjithë arkivi lëndët do t i ketë të digjitalizuara. Kjo,sipas tij, paraqet një lehtësim për t’u shërbyer palëve të interesuara për to./TVT/