Beçiq: Mali i Zi ndanë dhimbjen e popullit të tij vëlla
Prej tvteuta13:27, 3 Nëntor 2024
Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Aleksa Beçiq, i shprehu ngushëllimet më të thella kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, familjeve dhe miqve të viktimave, si dhe të gjithë qytetarëve për tragjedinë e ndodhur në Novi Sad.
Beçiq tha se Mali i Zi ngushëllon me dhimbjen e popullit tonë vëllazëror dhe të vendit tonë mik, duke ndarë dhimbjen me ata që humbën më të dashurit e tyre.
“Mendimet dhe zemrat tona janë me familjet e viktimave, me shpresën e sinqertë se ata do të gjejnë forcë dhe ngushëllim në bashkimin dhe mbështetjen e të dashurve të tyre. U prefshin përgjithmonë në paqe ata që vuajtën dhe ne dërgojmë urimet e sinqerta për një shërim të shpejtë të lënduarve”, ka thënë Beçiq.