Slider Më shumë

Vukoviq: Qeveria fokusohet në rritje të qëndrueshme

Prej tvteuta11:51, 28 Tetor 2024

Qeveria e Malit të Zi është e përkushtuar për të promovuar një rritje të balancuar dhe të qëndrueshme, duke inkurajuar projekte në fushën e energjisë dhe duke zbatuar reforma për ndryshimet klimatike dhe zhvillimin e ekonomisë së gjelbërt, tha ministri i financave Novica Vukoviq gjatë një takimi me përfaqësues të Bankës Botërore.

Ai theksoi se investimet në burimet e rinovueshme dhe infrastrukturë do të forcojnë pozitat e Malit të Zi si një qendër energjetike rajonale dhe udhëheqës në Evropë për prodhimin e energjisë nga era.

Delegacioni malazez, i udhëhequr nga Vukoviq dhe guvernatorja e Bankës Qendrore, Irena Radoviq, diskutoi me përfaqësues të Bankës Botërore për zgjerimin e bazës ekonomike dhe për tërheqjen e investimeve të huaja.

Vukoviq tha se qeveria do të vazhdojë të zbatojë reforma për të përfunduar kapitujt e mbetur për anëtarësim në BE. Ai falënderoi Bankën Botërore për mbështetje dhe nënvizoi rëndësinë e kuadrit partner që ka për qëllim të mbështesë rritjen inklusive dhe integrimin në BE me një buxhet prej 350 milion dollar.

Radoviq gjithashtu paraqiti treguesit aktual të sektorit bankar, duke konfirmuar stabilitetin e tij, dhe theksoi rëndësinë e projekteve për modernizimin e sistemeve të pagesave.

Në takimin me drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu, ata diskutuan për iniciativat strategjike për modernizimin e sistemeve të pagesave.

Qeveria e Malit të Zi është e angazhuar për një rritje të qëndrueshme dhe zhvillimin e energjisë rinovueshme. Takimi me përfaqësues të Bankës Botërore u fokusua në përmirësimin e infrastrukturës financiare dhe implementimin e sistemeve të pagesave moderne.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio