Ursula von der Leyen të shtunën në Mal të Zi
Prej tvteuta10:12, 25 Tetor 2024
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Mal të Zi të shtunën, më 26 tetor, në kuadër të një vizite rajonale në Ballkanin Perëndimor.
Presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq dhe kryeministri Millojko Spajiq do të takohen me të në vilën “Gorica” në Podgoricë.
Pas takimeve, në orën 15:10 do të mbahet një konferencë e përbashkët për media nga Presidenti i KE-së dhe Kryeministri.
“Pas konferencës për shtyp, presidentja Von der Leyen dhe kryeministri Spajiq do të vizitojnë Qendrën e Operacioneve të Sigurisë Kibernetike të Qeverisë (G-SOC), e cila është krijuar me mbështetjen e fondeve të BE-së”, njoftoi Dhoma Evropiane.