Aktuale Më shumë

“BE të jetë e përfshirë në çështjen e shtetësisë së dyfishtë”

Prej tvteuta10:01, 23 Tetor 2024

Bashkimi Evropian duhet të përfshihet në zgjidhjen e çështjes së shtetësisë së dyfishtë, të cilën e ka ngritur Qeveria, ka vlerësuar presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Milatoviq, në një intervistë për Pobjeda, u shpreh se duhet të merren parasysh edhe nevojat e njerëzve që dekada të tëra jetojnë në Mal të Zi, por gjithashtu duhet të parandalohen inxhinieritë politike.

Ai tha se beson se qëndrimi është se vendbanimi duhet të jetë kushti kyç për realizimin e të drejtës së votës në Mal të Zi, duke theksuar se për këtë çështje, ashtu si për disa çështje të tjera të rëndësishme, është e nevojshme të synohet një konsensus shoqëror dhe politik.

“Njëkohësisht, duhet të ruajmë me kujdes interesat tona shtetërore dhe të parandalojmë çdo formë të inxhinierisë politike. Është përgjegjësia jonë të sigurojmë që për të ardhmen e Malit të Zi të vendoset ekskluzivisht brenda kufijve të tij,” tha Milatoviq.

Ai shtoi gjithashtu se qytetarët në zgjedhjet në Podgoricë pa dyshim kanë treguar se duan një qasje më ndryshe dhe një zhvillim më dinamik të kryeqytetit, krahasuar me situatën para dhe pas tetorit 2022.

Milatoviq vlerësoi se zgjedhjet e reja do të nënkuptonin shtyrjen përballjes me problemet që janë shkaktuar nga efikasiteti i pamjaftueshëm të pushtetit qytetëror aktual dhe se në këtë kuptim ato duhet të jenë opsioni i fundit.

“Natyrisht, nëse nuk do të jetë e mundur të arrihet një marrëveshje për formimin e një administrate të re qytetare, vendimi i qytetarëve është zgjidhja e vetme e drejtë,” u shpreh Milatoviq.

Ai përsëriti se zgjedhjet në Podgoricë ishin një lloj referendumi mbi punën e Qeverisë në nivelin shtetëror, i cili tregoi se qytetarët duan një qasje ndryshe.

 

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio