Aktuale Më shumë

Për sa i përket përdorimit të drogës, vendi ynë është në një nivel më të ulët se vendet e BE-së

Prej tvteuta11:48, 18 Tetor 2024

Për sa i përket përdorimit të drogës, Mali i Zi mbetet në një nivel më të ulët krahasuar me vendet e BE-së, me kanabisin si droga më e konsumuar, tek të rinjtë dhe tek të rriturit, me një shkallë më të lartë të konsumit tek meshkujt sesa tek femrat, sipas Raportit Kombëtar të Drogës 2023.

Siç thonë ata, raporti, i cili është bërë me mbështetjen e projektit EMCDDA IPA7 dhe pikës kombëtare të kontaktit Reitox dhe projektit EUDA IPA8, është përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Institutin për Shëndet Publik, Ministrinë e Shëndetësisë, asaj të Brendshme dhe institucionet dhe organizatat e tjera përkatëse.

“Ky është dokumenti i parë në Malin e Zi që ofron një përmbledhje gjithëpërfshirëse të situatës lidhur me drogën në vendin tonë. Raporti mbulon fushat e furnizimit me drogë, përdorimit të drogës, reagimet shëndetësore dhe sociale ndaj fenomenit të drogës, si dhe politika ndaj drogave, për periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2022. Bazuar në hulumtimet e kryera në vitet e mëparshme, rezulton se Mali i Zi mbetet në një nivel më të ulët për sa i përket përdorimit të drogës në krahasim me vendet e BE-së, me kanabisin si droga më e konsumuar, tek të rinjtë dhe tek të rriturit, me një shkallë më të lartë të konsumit te meshkujt se te femrat”, shkruhet në njoftim.

Disa nga konkluzionet janë se terapia me agonist opioid mbetet një mekanizëm i pazëvendësueshëm për trajtimin e përdoruesve të opioideve, por fokusi duhet të vendoset në përmirësimin e disponueshmërisë së kësaj terapie dhe forcimin e kapaciteteve të sistemit, në mënyrë që t’i ofrohet kujdesi më i mirë shëndetësor për pacientët.

Analiza adekuate dhe sistematike e situatës së paraqitur në raport do të shërbejë si bazë për përmirësimin e përgjigjes ndaj problemit të drogës, si në aspektin e shëndetit ashtu edhe të sigurisë.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio