Aktuale Më shumë

Mali i Zi është një nga vendet më fetare në rajon, vetëm dy për qind janë ateistë

Prej tvteuta10:35, 18 Tetor 2024

Feja ishte një tjetër temë diskutimi në Mal të Zi para dhe gjatë regjistrimit të popullsisë, i cili ishte në sy të publikut për më shumë se një vit. Midis temave të kombësisë dhe demografisë, në radar ra disi fakti që një numër i vogël banorësh në vendin tonë u deklaruan ateistë, 14,260 persona ose 2.29 për qind janë ateistë.

Regjistrimi i ri i popullsisë tregoi se të krishterët ortodoksë përbëjnë shumicën e grupit fetar në Mal të Zi me më shumë se 71 për qind.

Pothuajse 20 përqind e popullsisë i përkasin Islamizmit, më shumë se tre përqind janë katolikë dhe më shumë se dy përqind ose 14,260 janë ateistë.

Duke krahasuar të dhënat nga regjistrimi i vitit 2011, numri i ateistëve në Mal të Zi është rritur. 13 vjet më parë, në Mal të Zi kishte 7667 ateistë.

Profesori në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Malit të Zi, Vlladimir Bakraç, tha për Portalin RTMZ se ka pakrahasueshmëri të caktuar metodologjike kur bëhet fjalë për çështjen e ateizmit në Mal të Zi.

Ai përkujtoi se bashkësitë fetare më dominuese në Mal të Zi janë Krishterimi dhe Islami. Nga këta, të krishterët ortodoksë janë më të përfaqësuarit, të ndjekur nga anëtarët e komunitetit fetar islam dhe katolikët romakë.

“Nëse i përkisni një komuniteti fetar, kjo mund të nënkuptojë se ju i përkisni asaj tradicionalisht, sepse babai, gjyshi dhe stërgjyshi juaj – paraardhësit tuaj – i përkisnin asaj bashkësie fetare. Kjo nuk do të thotë se ai person beson apo nuk beson në Zot edhe ky nocion i një ateisti kërkon një analizë më të saktë: Unë jam fetar, por nuk besoj në Zot, por në një fuqi absolutisht mistike”, shpjegon Bakraç në një intervistë për portalin RTMZ.

Sipas Bakraçit, nëse shoqëria është egalitare në kuptimin ekonomik, juridik, kulturor dhe social, atëherë ka një rritje të jobesimtarëve në shoqëri.

Një pyetje tjetër që ngre Bakraç është: cila është grupmosha që u deklarua ateistë.

“Kjo është shumë e rëndësishme, veçanërisht nëse bëhet fjalë për një popullsi më të vjetër ose për një popullsi të rritur në frymën e idesë real-socialiste të fesë, të cilët në një farë mënyre janë rritur dhe edukuar në ateizëm të drejtuar sistematikisht mund të jenë gjurmë nga ajo periudhë”, tha ai.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio