Aktuale Më shumë

“Një listë me mesazhe të mira për ata që menduan se mund të sfidonin të drejtën e popullit serb”

Prej tvteuta13:58, 17 Tetor 2024

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi, që është çështje e brendshme e vendit, treguan se populli serb në rajon e kuptoi se vetëm duke ruajtur identitetin e tij kombëtar, kulturor, gjuhësor dhe alfabetin cirilik mund të mbijetojnë.

“Është një mesazh i mirë për ne në Serbi, por edhe për ata që menduan se mund të sfidojnë të drejtën e popullit serb për identitet dhe gjuhë me përpjekje brutale. Ato tentativa rezultuan të pasuksesshme”, tha Vuçiq në një deklaratë për gazetarët me rastin e Ditës së Agjencisë për Siguri dhe Informacion.

Ai beson, thotë ai, se përparimi ekonomik dhe integrimi ekonomik do t’i mundësojë popullit serb në rajon që të mbrojë gjithmonë interesat e tij dhe të sigurojë një të ardhme të sigurt për fëmijët e tyre.

Ai ka thënë se i uron gjithë të mirat Malit të Zi dhe popullit serb.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio