Banka Botërore parashikon një ngadalësim të rritjes ekonomike në Mal të Zi në 3.4 për qind
Prej tvteuta13:20, 17 Tetor 2024
Pas tre vitesh rritjeje të fortë pas pandemisë, pritet një ngadalësim i aktivitetit ekonomik, sipas Bankës Botërore. Këtë vit, rritja ekonomike në Mal të Zi parashikohet të ngadalësohet në 3.4 për qind, tha Millan Llakiçeviq, ekonomist i Bankës Botërore për Malin e Zi.
Arsyeja kryesore është rënia e të ardhurave në turizëm dhe rënia e eksporteve.
Shkalla e papunësisë është 11.6, megjithëse është më e larta në Ballkanin Perëndimor, por gjithsesi në një minimum historik.
“Inflacioni është ngadalësuar, por baza që përjashton ndryshimet e çmimeve është mbi mesataren e BE-së, si dhe në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Llakiçeviq.
Sipas vlerësimeve të Bankes Boterore, norma reale e rritjes së ekonomisë malazeze në vitin 2025 do të jetë 3.5 për qind dhe 3.2 për qind në vitin 2026.
Ata njoftuan se zbatimi i programit Evropa Tani 2 do të ketë ndikim në financat publike. Pritet që deficiti buxhetor të jetë 4.1 për qind, ndërsa borxhi publik do të jetë nga 61 deri në 64 për qind të PBB-së. Ata presin një ndikim më të butë në inflacion për shkak të rritjes së pagave përmes programit Evropa Tani 2.