Gerasimenko: Mali i Zi dëshmoi se ka një zemër të madhe
Prej tvteuta13:54, 16 Tetor 2024
Pavarësisht nga madhësia e vendit, Mali i Zi ka dëshmuar se ka zemër të madhe duke pranuar të zhvendosurit nga Ukraina të ikur nga lufta në këtë vend, tha ambasadori i Ukrainës në Mal të Zi, Oleg Gerasimenko.
Gerasimenko u takua sot me nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Nikoll Camaj, i cili shprehu keqardhjen për ngjarjet e luftës dhe viktimat e pafajshme në Ukrainë.
“Mali i Zi ka hapur gjithmonë dyert e tij gjerësisht për të gjithë ata që kanë nevojë, kështu që është vendi i parë jo anëtar i BE-së që pranon refugjatë nga Ukraina,” kujtoi ai.
Ai tha se vendi ynë po jep një kontribut të plotë për t’i kthyer paqen dhe lirinë që meritojnë Ukrainës.
“Ne jemi të vendosur të vazhdojmë mbështetjen dhe solidaritetin tonë me Ukrainën në të gjitha fushat. Mali i Zi do të vazhdojë të jetë një strehë e sigurt për të gjithë ata që e gjejnë veten në vështirësi, me shpresën se do të krijohen kushte paqësore sa më shpejt të jetë e mundur për kthimin e tyre në shtëpi. ”, tha Camaj.
Gerasimenko tha se shpreson që personat e zhvendosur të mos presin shumë për paqen në Ukrainë dhe se së shpejti do të kthehen në atdheun e tyre.
Reciprokisht u konkludua se marrëdhëniet mes dy vendeve janë miqësore, siç dëshmojnë nëntë marrëveshjet e nënshkruara dhe trembëdhjetë marrëveshje të tjera midis Malit të Zi dhe Ukrainës që janë në proces e sipër.