Vesna Bratiq kërcënohet se do ta kthejnë në Hercegovinë në një kuti
Prej tvteuta15:42, 7 Tetor 2024
Ish-ministrja e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit, Vesna Bratiq, ka marrë kërcënime me jetë në rrjetin social “X”. Ajo do të informojë organet kompetente për kërcënimet. Këtë ajo e ka thënë në një prononcim për Portalin RTMZ. Në bazë të raportit të saj është ngritur rast në Prokurorinë Themelore të Shtetit (PDT).
Në përgjigje të postimit të saj në rrjetin social “X”, një përdorues i rrjetit i ka thënë ndër të tjera “se ajo duhet të kthehet në Hercegovinë në një kuti”.
Ajo ka qenë edhe më parë viktimë e sulmeve dhe kërcënimeve mizogjene në rrjetet sociale.
Në qershor të këtij viti, Bratiq njoftoi se ishte sulmuar para një dyqani në lagjen Momishiqi të Podgoricës.
Bratiq me atë rast ka thënë se është sulmuar pas emisionit “Referat” në Gradska TV.